Inovacion
Në Arbëria Group, inovacionet marrin përkrahje nga niveli më i lartë i kompanisë.

Kompania
Nga një kompani importi dhe distribuimi në vitin 1994, te prodhuesi i ujit të Alpeve dhe i pijeve freskuese Big.
Kush jemi
Arbëria Group është kompani prodhuese e ujit natyral dhe mineral të Alpeve dhe e pijeve freskuese Big. Produktet tona janë të pranishme dhe të njohura në tregun e Kosovës dhe jashtë saj.
Kompania u themelua nga z. Mehmet Halit Osmani dhe sot zotëron fabrikën moderne për mbushjen e ujit në fshatin Koliq të Gollakut.

Historiku
Ishte viti 1994 kur në Kosovë filloi veprimtarinë një nga kompanitë më të fuqishme sot në tregun kosovar, kompania “Arbëria Group”. Atëbotë filluam me importimin e produkteve ushqimore nga disa vende të Ballkanit dhe distribuimin e tyre në të gjithë territorin e Kosovës, me themeluesin e kompanisë, z. Mehmet Halit Osmani, në krye, me sukses të dëshmuar deri në vitin 1998, kur filloi lufta në Kosovë.
Pas luftës, “Arbëria Group” rifillon veprimtarinë dhe përgatit stafin për distribuimin e produkteve ndërkombëtare. Kompania fillon importimin e pijeve freskuese dhe lëngjeve nga shtete evropiane.
Duke parë të nevojshme të japë kontributin e saj në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin ekonomik të vendit, kompania filloi ndërtimin e fabrikës më moderne për mbushjen e ujit në fshatin Koliq të Gollakut. Sot ajo ka kapacitete të mjaftueshme për të furnizuar me ujë cilësor të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.
Vlerat
Në Arbëria Group, inovacionet marrin përkrahje nga niveli më i lartë i kompanisë.
Bordi ynë udhëheqës ka mundësuar që produktet tona të jenë lider në treg për nga shitja dhe cilësia.
Brendet e Arbëria Group janë produkte konsumi. Ne prodhojmë, distribuojmë dhe shesim produktet finale në të gjithë Kosovën.

Për porosi, bashkëpunim apo distribuim, ekipi ynë është gati t’ju përgjigjet.